Francë: Miratohet reforma për rritjen e moshës së pensionit

PAVARESISHT PROTESTAVE PROJEKTLIGJI MORI 201 VOTA PRO

Pavarësisht protestave dhe përpjekeve të sindikatave për të ndalur miratimin e reformës së pensioneve, senati francez votoi me 201 vota pro zbatimin e saj. Autoritetet hekurudhore kanë njoftuar se do të ndërpresin punën, ndërsa një e treta e të gjitha fluturimeve do të anulohen. Disa deputetë të majtë kanë deklaruar se kjo reformë do të thellojë hendekun midis burrave dhe grave.

U deshën pesëmbëdhjetë orë debate midis shumicës së së djathtës dhe së majtës, senati francez arriti që të miratonte reformën e pensioneve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pavarësisht protestave që kanë zgjatur për muaj të tërë, reforma mori votat e nevojshme për të rritur kështu moshën e pensionit në 64 vjeç. Projektligji u votua gjerësisht nga republikanët (LR), Unioni i qendrës, të Pavarurit dhe grupi makronist, me 201 vota pro, 115 kundër dhe 29 abstenime .

Që nga fillimi i demonstratave kundër reformës së pensioneve, mobilizimi në qytetet e vogla dhe të mesme franceze ka qenë një nga faktet e lëvizjes sociale. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Paris dhe qytete të tjera për të denoncuar planin e pensioneve të qeverisë.  Autoritetet hekurudhore dhe të metrosë kanë njoftuar se trenat, përfshirë linjat ndërkombëtare, dhe metroja e Parisit do të ndërpriten si dhe një e treta e të gjitha fluturimeve pritet të anulohen në aeroportet franceze.

Aktivistet feministe thonë se reforma e pensioneve do të thellonte më tej pabarazitë gjinore në punë, ku pagat e grave janë mesatarisht 15.8% më pak ato të burrave. Deputetja e majtë, Clémentine Autain është shprehur se kjo reformë do t’i bëjë gratë më të varfëra. Ligjvënësit e krahut të majtë thonë se kompanitë dhe të pasurit duhet të bëjnë më shumë për të financuar sistemin e pensioneve.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share