Dhjetë persona humbën jetën nga shpërthimi i minave në Sirinë qendrore

Dhjetë persona humbën jetën, ndërsa 12 janë plagosur pasi sot shpërthyen mina të vendosura nga grupi “Shteti islamik” në Sirinë qendrore në dy lokacione të ndryshme, informuan mediat shtetërore.

Viktimat janë mbledhës këpurdhash.

Dy minat shpërthyen në lindje të qytetit qendror Sallamia. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin lokal, informon agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Minat, të vendosura vite më parë kur Shteti Islamik kontrollonte pjesë të mëdha të Sirisë, shpesh shpërthejnë aksidentalisht, zakonisht kur dikush i shkel.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shteti Islamik u tërhoq në vitin 2019 nga territoret që pushtoi në Siri dhe Irakun fqinj, por militantët lanë pas vetes shumë mina dhe kurthe të minave që ende nuk janë çaktivizuar dhe hequr.

Në shpërthimin e parë sot humbën jetën nëntë persona, ndërsa dy janë plagosur. Në shpërthimin e dytë humbi jetën një person, ndërsa dhjetë janë plagosur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share