1 maj “shpërthyes” në Europë: Manifestime të sindikatave dhe protesta për koston e jetesës!

Mes protestave kundër reformës së pensioneve në Francë dhe asaj për koston e jetesës në Portugali. Konsiderohet një 1 maj shpërthyes ky i këtij viti në Europë. Pas disa muajsh kundër reformës së diskutueshme të pensioneve të vendosur nga qeveria e Emanuel Macron, francezët vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre.

Mes organizimeve të ndryshme në të gjithë vendin u zhvillua dhe ajo me enë kuzhine, duke organizuar një manifestim dhe më të madh në përvjetorin e parë të rizgjedhjes së Macron në krye të shtetit. Këtë 1 maj sindikatat deklaruan se arritën të mbledhin një milion e gjysëm persona në protesta në të gjithë vendin.

Dhe Portugalia ishte skenë e grevave dhe manifestimeve në muajt e fundit kundër cmimeve të larta të shtëpive dhe rritjes së kostos së jetesës. Ndërsa në Greqi protestat rinisën pas aksidentit tragjik hekurudhor që në fund të muajit shkurt shkaktoi vdekjen e 57 personave duke nxjerrë në pah vonesat në ristrukturimin e hekurudhave si dhe mungesën e modernizimit të rrjetit.

Por protestat vijojnë ende duke pasur si objektiv përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave përballë imflacionit të lartë. Protestat e fundit në vend konsiderohen si më të mëdhatë që nga manifestimet në fillim të 2010-ës. Pothuajse në të gjitha vendet europiane dita e sotme është shënuar nga protesta e manifestime

/ SCAN

Lexo gjithashtu
Total
0
Share