Eva Kaili vendoset në arrest shtëpiak në Bruksel

Eurodeputetja greke deklaroi se do të vërtetojë pafajësinë e saj në lidhje me akuzat për “Qatargate” që tronditi BE

“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”. Kështu u shpreh Eva Kaili pasi doli nga paraburgimi. Eurodeputetja greke mbërriti në shtëpinë e saj në Bruksel e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati Michalis Dimitrakopoulos.

Avokati i saj bëri një përpjekje të madhe që klientja e tij të lirohej para Pashkëve Ortodokse. Eurodeputetja u arrestua si pjesë e hetimit të Katargate, ku pranoi para hetuesve se kishte udhëzuar të atin që të fshihte valixhet me para. Menjëherë pas arrestimit, autoriteti grek ngriu të gjitha pasuritë që i përkisnin asaj dhe familjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tyre, llogaritë mbaheshin në një bankë në Panama dhe i përkisnin Kailit, babait të saj Alexandros Kailis dhe nënës së saj. Ata pretendojnë se llogaritë përmbajnë 20 milionë Euro të mbledhura përmes dy depozitave nga Katari në Kaili. Avokati i eurodeputetes edhe më herët ka deklaruar se dokumentet janë false dhe se ai u ka kërkuar autoriteteve greke të kërkonin ndihmë nga Panamaja.

Në fillim të këtij viti autoritetet greke sekuestruan një sipërfaqe toke në ishullin Paros të blerë nga Kaili dhe partneri i saj, Francesco Giorgi, si dhe llogarinë e përdorur për blerjen e saj.

Avokati i Eva Kilit pretendon se blerja e pronës ishte e ligjshme dhe paratë e përdorura erdhën nga të ardhurat e vetë Kailit. Pjesë e hetimit Katargate janë gjithashtu edhe eurodeputetë të tjerë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share