Fushata presidenciale dhe krizat ishin në qendër të fjalimit të përvitshëm të presidentit amerikan para 535 anëtarëve të të dyja dhomave të Kongresit mbi gjendjen e vendit. Duke kujtuar thirrjet e Donald Trump-it që Rusia të sulmojë vendet që nuk arrijnë objektivin e kontributeve për NATO-n, Joe Biden e quajti rivalin republikan, një rrezik për demokracinë.

Joe Biden, President i SHBATani, paraardhësi im, ish-presidenti republikan Donald Tramp i thotë Putinit “bëj çfarë dreqin të duash”. Një ish-president amerikan e thotë këtë, duke iu përulur një lideri rus. Është e rrezikshme, e papranueshme.

Një pikë e vështirë për fushatën e rizgjedhjes president për Bidenin është lufta në Rripin e Gazës. Izraelit ia njeh të drejtën e vetëmbrojtjes, por i rikujtoi se mes 30 mijë viktimave të luftës shumica dërrmuese janë civilë. Premtoi një mënyrë të re dhe të sigurt ndihmash humanitare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Joe Biden: Ushtria amerikane të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Gazës, për të pritur anijet e mëdha të ndihmave me ushqime, ujë ilaçe e çadra.

Joe Biden: Ukraina mund ta ndalë Putinin, nëse ne i japim armët që kërkon për të mbrojtur veten. Ata nuk kërkojnë që të dërgojmë ushtarë amerikanë.

Donald Trump reagoi përmes rrjetit të tij social Truth, ku akuzoi Bidenin se me qasjen e Uashintonit nën administratën e tij, Shtetet e Bashkuara nuk po përballen me Putinin në Ukrainë, por ia kanë falur atij këtë vend.

Tv Klan