Era Istrefi paralajmëron: E di që s’jeni gati…

Era Istrefi është në prag të publikimit të këngës më të re. Në një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se të enjten sjell projektin më të ri muzikor, të titulluar “Idiot”.

“Idiot’ nesër, 5 pm. E di që s’jeni gati”, ka shkruar ajo përkrah disa fotove e videos ku ka treguar një veshje nga videoklipi, me një kostum me pika shumëngjyrëshe.

Disa ditë më parë, në një tjetër postim, Era ka vendosur si diçiturë disa rreshta kënge, të cilat duken se i përkasin projektit të ri.

Po don me m’ni ey, Bone me pikë”, teksa ka shtuar edhe disa video gjatë xhirimeve.

Prej rikthimit në muzikë, Era ka zgjedhur shpesh  t’i publikojë këngët të enjteve në orën 17:00, si “Bebe”, bashkëpunimin me reperin Buta “5 AM” dhe së fundmi “Idiot”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share