A është në lidhje me Blerim Destanin? Qartësohet vetë Arta Kabashi…

Spekulimet për një lidhje romantike mes këngëtares Arta Kabashi dhe aktorit Blerim Destani qarkulluan në mediat sociale pas një interviste të fundit të saj në Top Albania Radio. Megjithatë, lajmet janë mohuar me anë të një deklarate të Artës në rrjetet sociale.

Këngëtarja reagoi menjëherë në Instagram duke postuar një foto të lajmit dhe duke shkruar: “Lajme të rreme! Unë jam single dhe mos shpërndani lajme të rreme!”. Kjo deklaratë e saj zbeh menjëherë çdo dyshim rreth lidhjes së saj me Destanin.

Në BBV Arta foli për një lidhje, duke specifikuar që është një person i njohur, por nuk i përket industrisë së muzikës.

Por, në intervistë Arta qartësoi se nuk është aktualisht e lidhur me askënd dhe se biseda me Meritonin në intervistë ishte për një ish-të dashur. “Jo, nuk jam e dashuruar. Jam e dashuruar me jetën, jo me një person të caktuar. Me ish-in jo e jo se unë nuk ndahem nga një person nëse e dua ende. Kjo gërma që s’e përmenda është ish-i dashur”, specifikoi ajo.

Kjo sqarim i Arta Kabashit i shuan të gjitha dyshimet dhe spekulimet rreth lidhjes së saj me Blerim Destanin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share