Sot luhet finalja e Kupës së Italisë

Juventus dhe Atalanta do të luajnë sot prej orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” për të shpallur fituesin e Kupës së Italisë. Një përsëritje e finales së vitit 2021 ku trofeun e ngritën bardhezinjtë. Juventus ka 14 Kupa të Italisë, ndërsa për Atalanta që po kalon një moment tepër të mirë, pasi është edhe në finalen e Europa League, ka festuar vetëm në 1963. Trofeu është synimi i të dy ekipeve, por si Allegri dhe Gasperini nuk e shikojnë të lehtë këtë sfidë.

“Synimi kryesor ishte të arrinim një vend në zonën Champions. Tani jemi në finale të Kupës dhe duam ta çojmë në shtëpi. Kemi 50% mundësi. Duhet të luajmë sikur të jetë finalja e fundit”, tha Allegri.

“Mungon vetëm 1 hap dhe do të bëjmë gjithçka që ta çojmë në shtëpi trofeun. Juventus ka një ekip të fortë pavarësisht rezultateve të fundit”, u shpreh Gasperini.

Finalja e sotme do të jetë një mundësi edhe për Berat Gjimshitin që të marrë trofeun e parë në Itali. Në këtë sezon sfidat e zhvilluara në Serie A mes Juventus e Atalanta janë mbyllur në barazim.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share