Dua Lipa pushton kopertinën e revistës Elle

Dua Lipa pushton kopertinën e revistës së famshme franceze për gratë Elle. Versioni i përmuajshëm për shpërndarje në gjithë botën, për muajin Maj ka një intervistë të gjatë të saj, ky ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare flet gjerësisht për jetën dhe sfidat e saj.

Vëmendje të madhe ka tërhequr ajo pjesë ku flet për Kosovën, vendin nga e ka origjinën familja e saj. Thotë se ndjehet shumë afër me këtë vend. Ka dëgjuar nga njerëzit e saj të afërt dhe miqtë për krimet e kohës së luftës, rrëfime të cilat i kanë hapur një horizont të ri në jetën e saj dhe e kanë bërë të ndjeshme edhe ndaj konflikteve aktuale nëpër botë, që u shkaktojnë vuajtje njerëzve. Dua Lipa është një mbështetëse e flaktë edhe e armëpushimit të menjëhershëm në Gaza.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share