20 vite më e re se ai – Sean Penn gjen dashurinë

Dy vite pas divorcit me Leila George, aktrori i njohur Sean Penn gjen sërish dashurinë. Personi qëiI ka vjedhur zemrën aktorit është pikërisht kolegia e tij ukrainase, Olga Korotiyeva.

Romanca mes dy aktorëve është konfirmuar përmes fotove në të cilën shihen se dyshja po e shijojnë praninë e njëri-tjetrit teksa ndodhen në Itali.

Penn dhe Korotiyeva shkëmbejnë puthje dhe përqafime ndërsa ecin në një rrugë kryesore në Romë. Aktori 62-vjeçar duket se nuk i ka interesuar vëmendja e paparacëve që është përqendruar tek partnerja e tij e cila është 20 vjet më e vogël.

Kjo nuk është hera e parë që objektivi i aparatit fotografit i kap ata së bashku. Së fundmi ata kanë darkuar në një restorant të njohur në Malibu dhe paparacët i kanë parë duke u larguar nga zona me një makinë të zezë që drejtohej nga vetë aktori.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share