Duelet Presidenciale: Pse Pendarovski nuk mori pjesë në debatin në RTVM?

Kandidatja Presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në Twitter ka njoftuar se në debatin në servisin publik, në vend se me kundërkandidatin, Stevo Pendarovski do të debatojë me karrigen e zbrazët.

“Është për t`u habitur se në debatin më të rëndësishëm në RTVM, unë do të debatoj me karrigen e zbrazët. Nuk e kuptoj përse kundërkandidati im, ua pamundësoi qytetarëve që sërish t`i përballim programet dhe qëdrimet tona” – ka shkruar Siljanovska.

Por, po në Twitter, është kundërpërgjigjur Stevo Pendarovski.

Sipas tij, termini për debat në RTVM asnjëherë nuk është dakorduar midis dy kandidatëve.

Pendarovski gjithashtu ka drejtuar akuza edhe ndaj udhëheqësisë së RTVM-së.

“Pas turpërimit publik në tre TV – duelet e deritashme, Gordana Siljanovska Davkova kuptoi se mënyra e vetme që të dalë fituese në përballjet publike është që të organizojë bisedë me “karrigen e zbrazët” në marrëveshje me servisin publik, Drejtori i Përgjithshëm i të cilit, me muaj është I angazhuar në fushatën partiake të VMRO-DPMNE-së” – shkruan Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, debati më 6 maj, të hënën, në Kanal 5, është I fundit që është i konfirmuar nga dy palët.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share