Dënohet me vdekje reperi iranian

Një reper iranian i cili ishte burgosur për shkak të mbështetjes së protestave anti-qeveritare, është dënuar me vdekje.

Toomaj Salehi ka mbështetur përmes këngëve të tij protestat e vitit 2022 që shpërthyen pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Aminit e cila u ndalua nga policia për shkak të shkeljes së mbajtjes së shamisë dhe  më pas u dhunua brutalisht nga efektivët e policisë. Plagët ishin aq të rënda sa ajo ndërroi jetë në spital.

Një nga avokatët e reperit ka bërë të ditur se do të apelojnë kundër vendimit për dënim me vdekje. Përpara protestave të vitit 2022, artisti i njohur ishte tashmë një personazh të cilit i ishte hequr e drejta  të performonte në koncerte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share