Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,44% në raport me vendimin e datës 17.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,499%, te nafta 0,331%, te vaji ekstra i lehtë për 0,005% dhe te mazuti ka ulje për 2,826%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është në rritje për 0,077%.
Çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 si dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe EKSTRA I LEHTË (EL-1) nuk ndryshojn.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU ka ulje për 1,115 denarë/kilogram, dhe tani do të arinë në 49,919 denarë/kilogram
Nga data 20.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 103,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 49,919 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 20.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Lexo gjithashtu
Ahmeti pret në takim lamtumirës Kojën
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka pritur në takim lamturmirës ambasadorin e OSBE, Klemens Koja. Kam pritur…
09.09.22 16:28
LSDM iu shpërndau kopje të Marrëveshjes për Frontex deputetëve të VMRO-së dhe “Levicës”
Në seancën e sotme për pyetje deputetësh, deputetët e LSDM-së ua shpërndanë deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe”Levicës” kopje të…
27.10.22 12:17
Kasami: Shfrytëzoni transportin publik, me komoditet e siguri
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilal Kasami sot, bashkërisht me inspektoriatin komunal, drejtorin e NP “Tetova Transport” si…
22.06.22 17:24