Ahmeti pret në takim lamtumirës Kojën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka pritur në takim lamturmirës ambasadorin e OSBE, Klemens Koja.

Kam pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Klemens Koja me të cilin diskutuam sukseset e bashkëpunimit tonë në këto vite të shërbimit të tij.

Sfidë e bashkëpunimit do të jetë edhe kryesimi me OSBE në vitin 2023, e në këtë kontekst edhe kryesimi me Konferencën mediterane paraqet platformë partneriteti ndërmjet OSBE dhe vendeve të Mediteranit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në proceset zgjedhore dhe Referendumin, biseduam edhe për reformat të cilat e presin vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe i urova shumë suksese në planin personal dhe profesional.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share