LSDM iu shpërndau kopje të Marrëveshjes për Frontex deputetëve të VMRO-së dhe “Levicës”

Në seancën e sotme për pyetje deputetësh, deputetët e LSDM-së ua shpërndanë deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe”Levicës” kopje të shtypura të Marrëveshjes me BE-në për Frontex, të nënshkruara në gjuhën maqedonase, pa fusnota dhe shtesa dhe kërkuan që të kërkojnë falje nga qytetarët dhe deputetë.

“Meqë e vërteta është ilaçi më i fortë kundër gënjeshtrës, sot të gjithë deputetëve të VMRO-DPMNE-së do t’u shpërndajmë një kopje të marrëveshjes me Frontex në gjuhën e pastër maqedonase, pa shtesa dhe mbiemra. Gjuhë maqedonase e barabartë me të 24 gjuhët e BE-së. Le të lexojnë dhe të shohin se sa krenare tingëllon gjuha maqedonase në BE. Për të parë që politika nuk bëhet me gënjeshtra dhe manipulime.

Më në fund t’i bashkohemi rrugës evropiane. U bëmë pjesë e NATO-s si maqedonas me gjuhën maqedonase, si maqedonas me gjuhën maqedonase do të bëhemi edhe pjesë e BE-së”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Ndryshe Marrëveshja për menaxhim kufitar dhe bashkëpunim në mes Agjencisë Evropiane për kontroll kufitar dhe detar – FRONTEKS dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u nënshkrua mbrëmë në Shkup është dokumenti i parë zyrtar në mes Brukselit dhe Shkupit, pas vendimit për fillimin e negociatave aderuese, e nënshkruar në gjuhën maqedonase.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share