Çka nëse ASH mbetet në qeveri? – Taravari: Paradoksale mos shkojmë me Frontin Evropian!

Kreu i ASh-së, Taravari në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin deklaroi se ka ende sinjale për zhvillime të reja politike në këtë periudhë fundvitit dhe fillimin e vitit të ardhshëm. Prandaj, sipas tij, Aleanca nuk do të shpejtojë për ta shqyrtuar pjesëmarrjen në qeveri. Por nëse vendoset që kjo parti të mbetet pjesë e qeverisë, atëherë edhe në zgjedhje do të duhet të shkojë bashkë në koalicion me partnertë aktualë në qeveri.

“Në qofët se mbetemi në qeveri, atëherë është paradoksale që mos shkohet me Frontin Evropian, nëse dalim prej qeverie, i shqyrtojmë opsionet e ngelura”, thotë Taravari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share