Mariçiq: Bllokimi në dorën tonë – do të miratohen ndryshimet kushtetuese

TË PREMTEN NIS SKRININGU DYPALËSH

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, është shprehur optimist se do të miratohen ndryshimet kushtetuese, për shkak se, sic tha, është e paimagjinueshme situata që vendi vetvetiu të bllokohet.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, është shprehur me tone optimiste se do të miratohen ndryshimet kushtetuese që të vazhdojë rruga evropiane e vendit. Ai tha se për herë të parë në histori bllokimi varet nga vendi ynë, kurse deri tani ka qenë në duart e fqinjve.

“Nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë bllokime dhe menjëherë do të thirret seanca e dytë ndërqeveriatre. Nëse nuk I kryejmë këto detyra, atëherë lëmë hapësirë që pas përfundimit të skriningut të mos organizojmë seancën e re ndërqeveritare. Mendoj se të gjithë do të jenë në krye të detyrës dhe të vetëdijshëm se duhet mbështetje, vecanërisht për shkak se në të kaluarën kemi bërë ndryshime më të vështira kushtetuese” – tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje evropiane.

I pyetur se si do të reflektohet takimi I pasuksesshëm I liderëve në procesin e skriningut, Mariçiqi ka theksuar se skriningu vazhdon pa pengesa dhe se takimi I djeshëm ka qenë vetëm fillimi I dialogut politik.

Ai ka njoftuar se deri tani janë përfunduar tri klasterë nga negociatat me skriningun sqarues, kurse në fund të javës, nis skriningu dypalësh. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share