Bukë s’ka, rafte të boshatisura nëpër dyqane

QYTETARËT: DO TË GATUAJMË OSE DO TË MBAJMË DIETË

Po e bëjnë gati bukën. Por mezi ia dalin pasi fatura e rrymës u ka ardhur trefish më shumë, ndërsa fitimi është i dobët e ndihmë nga shteti nuk kanë marrë. Kjo është njëra prej furrave që vizitoi Klan M. Thanë që nuk po bojkotojnë por se janë lënë në mëshirë të fatit.

E shumica e prodhuesve të bukës kanë filluar bojkotin, ata sot nuk kanë furnizuar marketet dhe dyqanet me bukë e për këtë shkak raftet ishin të boshatisura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Punëtorët, sic njofton KlanM, thonë se distributorët nuk u kanë sjellë bukë të bardhë sot në mëngjes. Në raftet kishte vetëm bukë të zezë, thekre ose misri, gjegjësisht llojet për të cilat çmimet nuk janë të ngrira dhe shiten nga 60 denarë e lartë.

“Buka duhet të lirohet se është shumë shtrenjtë. Duhet të jetë 25-30 denarë. Me pension prej 15 mijë denarëve çfarë të bëjmë” – tha Shemsi Ademi, qytetar.

“Nuk kishte bukë, nuk e di çfarë të them. Çfarë do të bëni a do të gatuani? Do të fillojmë të gatuajmë apo të bëjmë pak diet”

“S’ka nëpër furra bukë. Në sa furra ishit? Në shtatë-tetë furra. Çfarë do të bëni tash? Do të gatuajmë në shtëpi”

Qytetarët jetojnë në varfëri dhe duhet të ketë një kufizim të çmimeve, të jenë stabile mos të jenë të larta”

“Te ne shteti nuk funskionon. Ligjin e bëjnë por asgjë nuk funskionin. Sot kam blerë bukë është 40-50 denarë. Çmimet janë të vjetra. Nuk është 33 denarë”

Përfaqësuesit e industrisë së bukës të prerë. Mungesa e bukës nëpër markete do të thotë se të gjithë jemi duke e respektuar vendimin e së Hënës në takimin në Odën Ekonomike.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, Inspektorati i Tregut zbarkon në terren për të kryer kontrolle nëse respektohet vendimi qeveritar për “ngrirjen” e çmimit të bukës në 33 denarë.

Prodhuesit e bukës disa ditë më parë kërcënuan se do të ndalojnë prodhimin nëse qeveria ngrin çmimin. Ndërsa dje kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se çmimi i bukës është ngrirë për shkak se kompanitë nuk i kanë ulur çmimet e produkteve bazë përkundër masave anti-krizë të Qeverisë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share