Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,033%, te nafta për 4,496%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 4,181% dhe te mazuti ka rritje për 1,986%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,316%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V), rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,668 denarë/kg dhe do te jet 51,920 den/kg.
Nga data 11.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 11.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritar në Bruksel
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të udhëheqë delegacionin zyrtar qeveritar në…
18.07.22 16:08
Tërmet i lehtë regjistrohet në Maqedoni
Është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut, me fuqi 2.2 ballë të shkallës së Rihterit. Tërmeti ka qenë…
02.08.23 16:22
Vendimi për rastin “Besa Trans” do të shpallet më 7 mars
Aktgjykimi për rastin “Besa Trans” do të publikohet më 7 mars, pasi sot në Gjykatën Themelore Penale të…
26.02.24 17:17