Besa Lleshi – E përkushtuar në sport

Ish karatiste, futbolliste, refere futbolli, profesoreshë e edukatës fizike Besa Leshi, ishte mysafire e emisionit të mëngjesit Happy Day në KlanMacedonia.

Besa Leshi në deklaratën ekskluzive për tv KlanMacedonia tha se është mjaft aktive në sport ku mes tjerash ende vepron si karatiste, është mësimdhënëse e edukatës fizike, gjithashtu Lleshi posedon edhe palestrën e fitnesit, dhe në ndërkohë vepron edhe si refere e futbollit.

Sa gjej kohë i ndihmoj klubit të karatesë “Drini” nga Struga, dhe trajnerit Alim Hajredini. Jam mësimdhënëse në edukatë fizike, fitnes trajner ku posedoj edhe palestrën time personale. Si refere e futbollit i posedoj të gjitha licencat e referesë në vend përveq të asaj të FIFA-së”, deklaroi Besa Lleshi.

Lleshi në deklaratën e dhënë për tv KlanM thotë se sporti në Maqedoni ka avansuar shumë.

“Në sporte të ndryshme si aktivitet ka shumë femra që merren me aktivitete të ndryshme, gjinia femrore ka avancuar në këtë drejtim”.

Porosia e Lleshit për të gjithë femrat është që të vazhdojnë të merren me sport dhe të mos ndëgjojnë fjalët negative.

“Kam dhënë shumë porosia deri sot uroj që gjinia femrore të kopnceëntrohet në ëndrat e saj sporti të largon nga shume gjëra negative gjinia femrore mos ndëgjon fjalët negative por duhet të ketë besim tek vetja”, deklaroi Besa Lleshi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share