Berisha: Me Reformën Territoriale, Rama shkatërroi dhe dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë dhe ekspertë në lidhje me Reformën Territoriale në Fier. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së është shprehur se Rama është armiku më i madh i shqiptarëve pas Enver Hoxhës dhe sipas Berishës, Rama ka shkelmuar edhe votën e socialistëve.

Sali Berisha: Ne si demokratë jemi në një situatë emergjence. Emergjencë kjo që na dikton një veprimtari të gjithanshme në mënyrë që të përballemi me armikun më të keq të shqiptarëve pas Enver Hoxhës që shkelmon dhunon votën e qytetarëve që iu heq anëtarëve të tij dhe krijon kështu në Shqipëri një parti që nuk voton, e cila në të gjitha variantet nuk mund të jetë kurrë demokratike. Mund të jetë ekstremiste, naziste apo fashiste, por vetëm parti e një harku nuk mund të jetë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar se me reformën territoriale, Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkatërruar përfaqësimin e qytetarëve.

Sali Berisha: Këtu e ka sjellë Edi Rama shoqërinë shqiptare. Ai nuk është më pak armik i demokratëve se sa është i socialistëve që besojnë në rregullat e demokracisë. Rama e nisi që në fillim dhe t’u them të vërtetën me të parë që nisi është Reforma Territoriale. Me Reformën Territoriale, ai shkatërroi dhe dëmtoi rëndë përfaqësimin e qytetarëve. Qytetarët zgjidhnin me votën e tyre kryetarët e komunave dhe bashkive, mijëra përfaqësues këshilltarë dhe kishin një shpërqëndrim të shërbimeve ndaj tyre. Ndryshimet demografike e bënin të domosdoshme, por ai përdori reformën absolutisht për parime të kundërta. Ai përdori centalizimin e këtij pushteti. Sot në Fier ke me qindra fshatra që nuk përfaqësohen nga asnjë këshilltar. Alfa e demokracisë fillon me përfaqësimin dhe votën, ky i shkatërroi nëpërmjet refromës në qeverisjen vendore. I la bashki të gjitha ata që donte dhe sot Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 bashki, kurse Tirana me 1 milionë banorë ka 4 bashki gjithsej. Ky është koncepti i Ramës për demokracinë, ndaj ai përbën një rrezik të madh kombëtar. Pas kësaj, vazhdoi me dhunimin e votës, me patronalizhtët, me përdorimin e të gjithë shtetit për votën, me bandat, terrorin dhe sot qëndron në pushtet me mënyrën më të paligjshme.

Berisha theksoi se PD është e angazhuar në një betejës shumëpalëshe përsa i përket Reformës Territoriale.

Sali Berisha: Ne jemi të angazhuar në një betejë shumëplanëshe. Grupi i punës me në krye Oerd Bylykbashin, Ylli Asllanin, Ivi Kason, Besnik Alinë do të paraqesë para shqiptarëve projektin e ri të ndarjes territoriale, i cili ka vetëm 1 synim, rikthimin tek qyetari, tek vota e tij, tek interesat e tij./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share