Votimi manual/ Fevziu: Nuk është normale, s’duhet të kishte ndodhur

Lidhur me problemet për identifikimin biometrik të votuesve, gazetari Blendi Fevziu shprehet se votimi manual si pasojë e këtyre problemeve nuk duhet të kishte ndodhur.

Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Fevziu thotë se do të ishte skandaloze që një pjesë të votojë në mënyrë manuale dhe një pjesë tjetër elektronikisht.

Anjola Hamzaj: Pati një koment Berisha përsa i përket problemit që u shfaq sot në mëngjes me pajisjet elektronike. Ai tha që janë hakerat e qeverisë të cilët kanë bllokuar sistemin për qëllimet që Berisha thotë, për të bllokuar këtë proces zgjedhor. Si e komentoni?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Blendi Fevziu: Unë nuk i di nëse kanë qenë hakerat e qeverisë, iranianë apo paftësi, problemi është që sistemi duhet të kishte qenë efikas, në kohë për qytetarët. E rëndësishme është që rezultati për këto 3 bashki të jepet brenda afatit, diku rreth orës 20:00-20:30 se do të ishte skandaloze që një pjesë të votojë në mënyrë elektronike dhe një pjesë në mënyrë manuale. Unë as nuk e kam investiguar dhe as nuk kam hyrë në sistemin e brendshëm të KQZ-së që të them se nga vjen problemi. Kam vënë re që ka probleme me identifikimin biometrik të votuesve që po ashtu është një problem që është denoncuar në Durrës 3 ditë më parë nga Oerd Bylykbashi dhe kërkonte më shumë vëmendje dhe përkushtim që të mos hasen probleme të tilla.

Anjola Hamzaj: Në shumë bashki, votimi është bërë manual dhe ka sjellë shumë vonesa.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është një gjë normale dhe nuk duhet të kishte ndodhur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share