Anëtarësimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria është gati për të filluar negociatat

“Po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm”

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi thotë se Shqipëria është gati për të hapur negociatat dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Së bashku me Kryeministrin Edi Rama ku inspektuan në Vlorë By Passin, investim i financuar edhe nga Bashkimi Europian, Verhelyi u shpreh se java e ardhshme është vendimtare.

“Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nuk ka dyshim që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur tek Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Kam shpresa që java e ardhshme do jetë ajo javë që ne kemi kaq kohë që presim. Ne duhet të mbajmë premtimet, të japim rezultatet”, deklaroi Varhelyi.

Ndërkohë, sa i përket debatit që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut për të pranuar ose jo propozimin francez që i hap rrugë heqjes së vetos bullgare, Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse kjo nuk pranohet nga pala maqedonase, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për procesin e negociatave me BE-në.

“Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv, ne të nesërmen menjëherë do kërkojmë ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase dhe ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim. Të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të shikojmë hapin tjetër që do hedhim”, tha Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share