Festa e Frontit Europian/ Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

Televizioni Klan Macedonia po vijon me transmetimin maratonë për Zgjedhjet Presidenciale 2024.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek.

“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prap kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotëosjmë edhe këtë dëshirë. Khehu tani në profesion”, deklaroi Sela. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share