Beograd: Masakër në shkollë fillore – raportohet për nxënës të vdekur dhe të plagosur

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në mëngjes në një shkollë fillore të Beogradit, kur një 14-vjeçar, ka vrarë rojen e sigurisë dhe ka plagosur disa të tjerë, njofton KlanM.

14-vjecari Kosta Kecmanoviq, është arrestuar nga policia, kurse njoftimet jozyrtare të mediave serbe flasin për 8 viktima.

Sipas njoftimeve të para të mediave serbe, sic percjell KlanM, nxënësi i klasës së shtatë, në shkollë ka mbërritur i armatosur dhe ka nis të gjuajë në kabinetin e historisë kurse të shtënat kanë zgjatur rreth pesë minuta. Arma e krimit është e babait të tij

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

MPB-ja serbe ka njoftuar se ka të arrestuar kurse të plagosurit janë hospitalizuar.

Sipas evidencës shkollore, dorasi ka marrë pjesë në shumë gara shkollore, veçanërisht nga matematika dhe ka fituar shumë mirënjohje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share