Arijan Ademi futet në histori, me 400 paraqitje bëhet lojtari i dytë në ekipin Dinamo të Zagrebit

Futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, me prejardhje nga Piroku i Komunës së Bogovinës, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos së Zagrebit.

Këtë statistikë Ademi e regjistroi ditën e sotme pas triumfit 0-1 ndaj Varazhdinit, pasi në lojë u aktivizua në minutën e 85-të. Me këtë paraqitje Arijan Ademi regjistruar numrin e 400 ndeshje me fanellën e gjigantit kroat. Para tij në listë është vetëm ish-portieri Drazhen Ladiq I cili ka 468 paraqitje.

Kujtojmë se Ademi 32-vjeçar në Dinamo u transferua në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku. Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar fitoi 12 tituj kampioni me këtë skuadër nga Zagrebit./tvkklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share