Ziberi: Pacientët kanë rrahur stafin e spitalit Psikiatrik “Shkup”

Stafi në Spitalin Psikiatrik “Shkup” nuk mund të vendosë rregull në marrjen e terapisë nga pacientët. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në një konferencë për media i prezantoi të dhënat nga Raporti Vjetor i Mekanizmit Parandalues ​​Kombëtar.

Avokati i Popullit gjatë vitit 2022 ka realizuar dy vizita të paparalajmëruara në spitalet psikiatrike në Shkup dhe në Demir Hisar. Siç tha Ziberi, stafi në Bardovci është përballur me kërcënime dhe sulme të cilat në të kaluarën kanë rezultuar me lëndime fizike të stafit të spitalit.

“Konfliktet ndërmjet pacientëve në pavijon janë shumë të shpeshta, në raste të caktuara grindjet verbale kanë rezultuar me sulme të ndërsjella fizike.Situata është veçanërisht alarmante pasditeve dhe mbrëmjeve kur në repart është vetëm një teknik mjekësor”, tha Ziberi.

Të shpeshta janë edhe arratisjet nga ky spital. Avokati i Popullit tha se arsyeja kryesore janë kushtet e këqija të jetesës, mungesa e aktiviteteve të organizuara dhe mosmiratimi i fundjavave terapeutik

Lexo gjithashtu
Total
0
Share