BDI uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje të thellë për rolin e tyre jetik ndër shekuj për ruajtjen e përjetësisë së indit tonë kombëtar dhe trasimin e rrugës së përparimit përmes edukimit të brezave.

Duke rikujtuar çastin historik të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1887 në Korçë, le të reflektojmë mbi peshën e madhe të shkollave shqipe të përhapura gjithandej vendit dhe të tre universiteteve tona në gjuhën shqipe, që më parë nuk mund të paramendohej.

Arsimimi në gjuhën tonë amtare, ka qenë i ndjekur nga sfida të panumërta, nga kundërshtime banale regjimesh, por në fund ia arritëm të ngadhënjejmë dhe në ballë të këtij misioni gjithmonë kanë qëndruar mësuesit dhe mësueset tona.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të mësimdhënësve duke krijuar në vazhdimësi kushte bashkëkohore për proces cilësor edukativo – arsimor, duke u përkujdesur edhe për vlerësimin e duhur shoqëror dhe ekonomik të misionit të mësuesisë” – thuhet në kumtesë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share