Zgjedhjet parlamentare/ Koalicionet – “Vlon” edhe në kampin polititik maqedonas?!

Kemi biseda dhe marrëveshje parimore për t`u prezantuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në bazë të marrëveshjes, të funksionojmë si qeveri e ardhshme. Në këtë mënyrë I ka komentuar kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, zhvillimet e fundit të largimeve të partnerëve të koalicionit qeveritar dhe kalimin e tyre në bllokun opozitar.

“Rreth motiveve dhe shkaqeve, ndoshta ata duhet të përgjigjen. Unë do të doja që fakti të ishte se në programin tonë kanë njohur gjërat e mira dhe e kanë pranuar. Ka patur të tillë q ëkanë negociuar me ne, nuk kemi arritur marrëveshje, do të paraqiten veçmas ose do të mbeten bashkë me partitë e pushtetit, me LSDM-në apo BDI-në”, tha Hristijan Mickoski.

Por, nga ana tjetër, partia GROM e Stevço Jakimovskit, INTEGRA e Lupço Risteskit dhe PCER e Samka Ibraimoskit kanë nënshkruar marrëveshje koalicionimi. Koalicioni do të quhet “Me guxim për Maqedoninë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Do të dalim me guxim, do t`i kundërshtojmë, populli duhet ta dijë se cfarë përgatisin dhe se nuk kanë fund tradhëtitë e tyre. Nuk frikohemi nga sanksionet. Asnjëherë s`kemi bërë compromise me të vërtetën dhe nderin”, tha Stevço Jakimovski.

Nga ana tjetër, Qeveria në seancën e ardhshme do të miratojë vendimin lidhur me zgjidhjen kadrovike në Qendrën për Menaxhim me Kriza. Paralajmërimi I Kryeministrit Xhaferi se do të kërkojë shkarkimin e Stojançe Angelovit erdhi pasi Angeovi bëri publike se del nga koalicioni me LSDM-në dhe se në zgjedhjet e ardhshme dotë koalicionojë me VMRO-DPMNE-në.

Nga ana tjetër, Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka deklaruar se para një viti është larguar nga LSDM-ja, duke shtuar se VMRO-DPMNE-ja ka programin e mirë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share