Barcelona dhe Real Madrid koleksionuan fitoren e radhës në Javën e 32-të

Barcelona ‘blindon’ titullin, Yamal debutuesi më i ri te katalanasit, Benzema tripletë që ‘tremb’ Lewandowski

Gara për titullin kampion në La Liga mbetet një çështje e hapur. Barcelona dhe Real Madrid koleksionuan fitoren e radhës në javën e 32-të, me katalanasit që mbajnë distancën sërish në plus 11 pikë. Një hendek mjaft i madh ky duke parë që deri në fund kanë mbetur edhe 6 javë. Barcelona e Çavit nuk dëshiron që të lëshojë pe tashmë, me titullin e La Ligës që mbetet objektivi i vetëm i Barcelonës për të kurorëzuar me trofe një sezon me plot ulje-ngritje. Në fitoren 4-0 ndaj Betis, kryesuesit e kampionatit zgjatën periudhën e sfidave pa pësuar gol.

Tashmë, Barcelona nuk ka pësuar në 24 nga 32 javët e kampionatit këtë sezon, duke barazuar shifrat e sezonit 1986-1987 dhe ato të Atletico Madrid 7 vite më parë, teksa rekordi mbahet nga Deportivo La Coruna me 26 ndeshje pa pësuar. Ndaj andaluzianëve kishte vend edhe për talentin, Lamine Yamal, që u bë lojtari më i ri që debuton me fanellën e Barcelonës në kampionat dhe i pesti në historinë e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Spektakël dhe lumë golash në fitoren me poker, 4-2 të Real Madrid ndaj Almerias. Karim Benzema ishte heroi me një tripletë personale, duke mbajtur gjallë shpresat e kryeqytetasve për titull. Francezi kërcënon kreun e golashënuesve që mbahet nga Lewandowski me dy rrjeta më shumë. Ky ishte tregolëshi i tretë në 8 ndeshjet e fundit për sulmuesin, që konfirmohet ylli i skuadrës së Carlo Ancelottit. Benzema është tashmë lojtari i katërt me më shumë gola në historinë e La Ligës në kuotën e 234 golave, garë që udhëhiqet nga Lionel Messi me 474. Para francezit gjendet Telmo Zarra me 252 rrjeta, teksa Cristiano Ronaldo mbetet ende larg, me 311 realizime.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share