Panik në Euroleague, lojtari del nga fusha me oksigjen dhe përfundon në spital

Momente paniku gjatë ndeshjes së Euroleaguer në basketboll për meshkuj midis Real Madrid dhe Monaco (94-96 për miqtë pas kohës shtesë). Shtatë sekonda nga fundi i kohës së rregullt, organizatorit Jordan Loyd, në përpjekjen për të kapur një rebound, u godit në mënyrë të paqëllimshme nga Guerschon Yabusele.

Goditja që mori ishte shumë e fortë edhe pse e pavullnetshme. Lojtari i Monaco nisi të humbasë shumë gjak, duke detyruar gjyqtarët të ndalin lojën deri në momentin që atij iu dha ndihma e parë në fushën e lojës. Më pas, ai u transportua me barelë, duke mbajtur edhe një maskë oksigjeni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share