Liga e parë: Shkupi – Struga TL super derbi i javës së 11-të

RABOTNIÇKI SFIDONË SHKËNDIJËN NË ARENËN “TODOR PROESKI”

 Me ndeshjet e javës së 11-të, përfundon rrethi i parë i kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor që do të zhvillohet  të shtunën, ndërsa derbi i sezonit mes kampionit në fuqi FC Shkupi dhe Lideri në renditjen e tabelës Struga Trim Lum do të luhet të dielën. Të gjitha ndeshjet e javës së 11-të fillojnë në ora 14:00.

Kamponi aktual i vendit  ekipi  FC Shkupi  në ndeshjen e fundit të rrethit të parë zhvillon takimin më të rëndësishëm të sezonit vjeshtor pasi takohet me liderin e tabelë Struga Trim Lum që akoma nuk ka pësuar asnjë humbje. Futbollisti Besir Demiri për KlanMaqedoni tha se dy ekipet do japin më të mirën e tyre dhe le të fiton më miri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më vjen mirë pasi që jemi dy ekipe shqiptare që jemi në vendet e para, Shkupi si kampion aktual i vendit  dhe Struga si lider. Më vjen mirë që është një derbi i shumë pritur nga të gjithë fansat. Shpresoj të bëjmë një ndeshje si na ashtu edhe Struga dhe le të fitoj më i miri”.  “Shpresoj që të ketë shumë, shumë tifoz dhe të jenë sa më korrektë ekipi më mirë ta fitoj ndeshjen. Shpresoj që at ditë do të fitoj futbolli”, deklaroi Besir Demiri

Nga ana tjetër Struga Trim Lum, në nëntë ndeshje,  tetë fitore dhe një barazim. Futbollisti Ard Kasami shpreson se rrethin e parë do të përfundojnë pa humbje.

“Kemi për kundërshtarë kampionin sezonit të kaluar ekipin e FC Shkupit, një kundërshtar mjaftë kualitativ, por edhe ne si ekip kemi punuar dhe kemi pasur mjaftueshëm kohë të përgatitemi për këtë ndeshje dhe e dimë se sa e rëndësishme është për ne. Kështu që si çdo herë do të futemi në fushë do të luftojmë për pikët maksimale”, deklaroi Ard Kasami

 Një ndeshje tjetër mjaftë e rëndësishme  dhe mjaftë tërheqëse është sfida mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski”. Si romantikët  ashtu edhe  kuqezinjtë në kë pjesë kampionatit më të suksesshëm janë cilësinë mysafirit se sa si vendas, andaj mund të pritet edhe  triumfi pestë  i ekipit që drejtohet nga Qatip Osmani . Në tre takimet tjera takohen:  Makedonija Gj.P –Skopje, Pobeda – Akademia Pandev dhe Bregallnica – Sileksi. Tikveshi është i lirë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share