Armand Duplantis theu sërish rekordin botëror dhe konfirmoi se është ndoshta kërcyesi më i mirë i të gjitha kohërave. Duplantis kërceu 6.21 dhe theu rekordin e tij me një centimetër, duke fituar medaljen e parë të artë të karrierës së tij në kampionatin botëror.
Ky është rekord absolut në këtë disiplinë, ndërkohë që rekordi 6.20 metra ishte vendosur në botërorin e sallave të mbyllura, në mars të këtij viti në Beograd.
Botërori i atletikës që u zhvillua në Oregon (Amerikë) në fakt u mbyll me një rekord botëror në garën e kërcimit me shkop. Në garën e dominuar nga Duplantis, I cili pasi siguroi medaljen e artë i vetmi që kërceu mbi 6 metra dhe realizoi synimin e tij pë të thyer rekordin botërorë që e mbante pikërisht ai. Në kërcimin e parë nuk ia doli, ndërsa në kërcimin e dytë arriti me sukses të kërcejë lartësinë 6.21 metra. Ai pos rekordit dhe të artës,nga orgamnizatori ka arkëtuar edhe 170 mijë dollarë.