Basketboll: Franca – Spanja në finale të “Eurobasket 2022”

Në finale  të Eurobasket 2022, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë do të përballen Spanja dhe Franca, ndërsa për vendin e tretë takohen Gjermania dhe Polonia.

Mbrëmë në një ndeshje dramatike  në “Mercedez- Benz Arena” e mbushur përplot me adhurues të basketbollit Spanja  muni reprezentacionin vendas Gjermaninë me rezultat  96-91

Lojtari më efikas ishte gjermani Denis Schrueder me 30 pikë, ndërsa te spanjollët   Lorenzo Braun shënoi 29 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales Franca mundi Poloninë me rezultat të thellë 95-54.

Ndeshja finale Spanja – Franca zhvillohet të dielën me fillim në ora 20:30, në “Mercedez- Benz Arena” në Berlin , ndërsa po në të njëtën ditë dhe në të njëjtën palestër  në ora 17:15  luhet  ndeshja pë vendin e tretë  Gjermania – Polonia.

 

/KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share