Zyrtare: Emir Skenderi promovohet te KF Makedonija Gj.P

Klubi I futbollit Makedoinija Gj.P edhe zyrtarisht ka promovuar përforcimin e radhës, bëhet fjalë për Emir Skenderi i cili dy vitet e fundit ishte pjesë e ekipit Struga TL.

Emir Skenderi pas dy viteve të plota sërish kthehet te skuadra e Makedonija Gj.P Skenderi me skuadrë Struga Trim Lum është ndarë miqësisht dhe si lojtarë I lire I është bashkangjitur skuadrës që drejtohet nga trajneri Muharem Bajrami.

Skenderi edicionin e kaluar me Struga Trim Lum regjistroi 30 ndeshje, duke realizuar 4 gola, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës kundër FK Liepaja.

Ndryshe Skenderi kishte filluar me grupmoshat e reja të Akademia Pandev, nga e cila skuadër ishte huazuar te Kozhuvi dhe Tikveshi, ndërsa gushtin e vitit 2020 Struga Trim Lum vendosi ta blejë kartonin e tij nga skuadra nënkampione e vendit.

Ndryshe në Ligën e Parë, Emir Skenderi ka luajtur në 57 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe tre asistime.

Pos Emir Skenderi skuadra nga Gjorçe Petrovi deri m֝ tani ka angazhuar edhe këto futbollist Hristijan Pecov, Bojan Ilievski, Aleksandar Gjorgjieski, Fisnik Zuka dhe John Mena. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share