Akuzat e Sindikatës ndaj drejtorit Halit Ferati/ ASH: Sindikatës i pengon punësimi dhe avancimi i shqiptarëve!

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

AKUZAT E SINDIKATËS NDAJ DREJTORIT HALIT FERATI

Konfederata e Sindikatave të Lira ku merr pjesë edhe Sindikata e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, në press-konferencën e djeshme kishte adresuar akuza se në shumë institucione arsimore, në postet drejtuese, punësohen persona ta pakualifikuar.

Gishti ishte drejtuar kundër Drejtorit Halil Ferati, për të cilin u tha se krahas intervenimit të Komisionit Antikorrupsion, tri herë është emëruar si ushtrues detyre drejtor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kanë reaguar nga ASH-ja. Konferenca e Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim, është absurd i llojit të vetë, rast unikat që qartazi tregon se kujt dhe pse i pengon, drejtori i Inspektoratit, Halit Ferati – thonë nga ASH-ja.

“Kryetari i Sindikatit, Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, parti e cila organizoi protesta kundër arsimit shqip në Çashkë dhe kundër drejtorit Halit Ferati, sot kërkon shkarkimin e tij. Atyre ju pengon zbatimi i gjuhës shqipe, punësimi dhe avancimi i shqiptarëve në inspektorat dhe arsim, hapja e paraleleve shqipe në mbarë vendin e veçanërisht në vendbanimet ku ato nuk kanë funksionuar me vite”, thonë nga ASH-ja

Nga ASH-ja thonë se krerëve të sindikatës u pengon fakti se për herë të parë është ringjallur Inspektorati Shtetëror për Arsim, që për vite nuk ishte dëgjuar.

Nga ASH-ja kanë rikujtuar se Gjorgjievski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë pasur padi penale për punën e tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share