Osmani: Nga Madridi kthehemi me propozim të ri e të modifikuar francez

“Nga Madridi kthehemi me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik” – ka shkruar në Facebook, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Falenderim të madh për Presidentin Makron, të gjithë Presidencën e BE-së, si dhe për Kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të rajonit në tërësi” – shkruan Osmani.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e momentit, Ministri Osmani ka theksuar se dokumentet e publikuara në disa media nuk janë propozimi përfundimtar që Presidenca franceze ndau sot me Qeverinë përmes Ministrisë së Jashtme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne kemi mirëkuptim të plotë për nevojën që publiku të informohet me përmbajtjen e propozimit, por në të njëjtën kohë do ju lusim për durim me qëllim që konsultimet të kalojnë nëpër institucione dhe propozimi të paraqitet siç duhet. Siç ju premtuam, ne po fillojmë një proces konsultimesh të gjera dhe propozimi autentik do të prezantohet plotësisht për publikun” – thotë Ministri Bujar Osmani. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share