Rasti “Merko”: Reagojnë Alternativa dhe ASH – Strugë

GASHI PËR DW: VENDIMET E BDI-së, PLUHUR SYVE TË OPINIONIT!

Sikur të kishim institucione dinjitoze, që veprojnë, nuk do të kishte nevojë që SHBA-ja të na e bëjë listën e politikanëve të korruptuar! – reagojnë nga Alternativa, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Partia e Gashit e quan të zbehtë reagimin e BDI-së, lidhur me rastin “Merko”, duke drejtuar akuza në adresë të integristëve, sic thonë, kanë filluar ta shohin shtetin si çekmexhe private për pasurim personal.

”Në të vërtetë, nuk duhet ta ngrijë anëtarësimin në parti Ramiz Merko, por duhet të ngrihet gjithë BDI-ja dhe të përjashtohet nga pushteti. Le të përgjigjet Bujar Osmani se sa ramizmerko të tjerë të BDI-së ka në këtë moment në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ? Si ndodhi që bash nipi i Ali Ahmetit, të ketë aq para sa ta blejë qendrën më ekskluzive tregtare në Shkup, SORAVIA?” – thonë nga Alternativa.

Ka reaguar edhe Dega e ASH-së në Strugë. Sipas tyre, sic percjell KlanM, me këtë vendim të Departmentit Amerikan të Shtetit, konfirmohen si të vërteta dhe plotësishtë të sakta, të gjitha denoncimet dhe reagimet e deritanishme të ASH – së.

Nga kjo degë kërkojnë largimin e Merkos nga Komuna e Strugës.

”Pra Ramis(z) Merko, leri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse të merren pa presionin e pushtetit tënd, mos e mbaj të gjithë Strugën nën Akuzë sepse nuk e meriton, liroje Strugën e Artdashësve, intelektualëve dhe Strugën turistike nga pengmarrja, nuk ke më se çfarë i jep Strugës përveç se mjerim dhe degradim total” – thonë nga ASH-Strugë.

BDI-ja tashmë është një kullë prej letre, e cila për cdo ditë rrënohet – ka deklaruar në një prononcim për Dojçe Velen, lideri i Alternativës, Afrim Gashi. Kërkesa e BDI-së, për hetime gjithëpërfshirëse nga institucionet për Merkon, sipas Afrim Gashit, është eufemizëm për zvarritje, labirinte gjyqësore, vjetërimin e lëndëve dhe sabotim të proceseve gjyqësore. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share