Aksident mes dy veturave dhe autobusit në Karposh të Shkupit (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Karposh të Shkupit mes dy veturave dhe një autobusi shtetëror.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klan M, bëhet fjalë për një veturë Renault Clio me targa të Tetovës dhe një veture tjetër me targa të Shkupit ku e ka pësuar edhe një autobus me udhëtarë.

Nga informacionet jo zyrtare ka edhe të lënduar. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po heton rastin e plotë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share