Spasovski: Në protestat e mbrëmshe parandaluam incident më të madh

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot  në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë në deklaratën për media foli rreth protestave dhe incidenteve të shkaktuara mbrëmë nga ku deklaroi se policia ka intervenuar në kohë dhe është parandaluar një incident me përmasa më të mëdha.

Shihet në video se policia intervenoi dhe parandaloi incidentin. Nuk mund të kërkojmë përgjegjesi për ata që e ruajnë rendin dhe qetesinë publike.  Askujt nuk i lejohet që të përdor armë dhe të kërcënojë jetën e dikujt për atë bëj thirrje deri te qytetarët dhe te subjektet politike që të jenë të qetë në protesta. Vandalizmi dhe dhuna në asnjë rast nuk do të japin rezultat. Askush nuk mund ta dije se cfarë do të ndodhë. Spasovski potencon se ka  pasur mjaftueshëm policë. Sipas tij ne nuk mund të kërkojmë përgjegjësi nga ana e atyre që e mbajnë rendin dhe qetësinë publike në vend./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share