Abazoviç: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë ngritur në nivelet më të larta

“Nga Podgorica u dërgua mesazhi i bashkëpunimit”

Pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kryeministri i vendit Rama dhe homologu i tij në Mal të Zi kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në nisje të kësaj konference, fjalën e ka mbajtur kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç i cili është shprehur se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelet më të larta.

Dritan Abazoviç: Kam nderin dhe kënaqësinë të përshëndes Edi Ramën dhe të gjithë ministrat në qeverinë e tij të cilët sot ishin mysafirë. Sot nga Podgorica u dërgua mesazhi i bashkëpunimit, e cila do të bazohet në zhvillimin ekonomik. Jam krenar që kemi bërë nënshkrimet për krijimin e projektit të madh infrastrukturor mbi lumin Buna. Synimi është që njerëzit të kenë akses më të lehtë që të zvogëlojnë trafikun, por edhe për prespektivë që zhvillimi në këtë zonë të jetë në një nivel më të lartë. Rama mori disa hapa për të mos penguar lëvizjen e lirë në lumin Buna, gjë e cila pas 70-80 vitesh po rikthehet përsëri.

Duam të themi që Mali i Zi dhe Shqipëria e shohin prespektivën në bashkëpunimin e ndërsjelltë. Ne jemi të dedikuar rreth integrimeve evropiane. Raportet që ka qeveria e Malit të Zi me Shqipërinë janë shembull për Ballkanin Perëndimor që duhet ta ndjekin dhe vende të tjera. Mali i Zi është i përkushtuar që mbledhje të tilla të zhvillojë dhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi mund të thotë me krenari që marrëdhëniet e tyre janë ngritur në nivelet më të larta me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. Qytetarët nga ne presin që të punojmë për infrastrukturë dhe progres./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share