Censi malazez, gjoba deri në 500 Euro për bojkotuesit

Shqiptarët dhe opozita kërkon shtyerjen e procesit, Abazoviç kundërshton

Ligji për regjistrimin e popullsisë malazeze proces që nis më 1 Nëntor parasheh gjoba nga 100 deri në 500 Euro për shtetasit që bojkotojnë.

Sipas autorteteve shtetërore në Podgoricë çdo person i përfshirë në regjistrimin e popullsisë është i detyruar të marrë pjesë në dhe t’u përgjigjet saktë të gjitha pyetjeve dhe në përputhje të plotë me metodologjinë e procesit. Partitë shqiptare, boshnjake ato kroate dhe opozita e majtë e ish-presidentit Gjukanoviç kanë kërkuar nga autoritetet qeveritare shtyrjen e regjistrimit të popullsise i planifikuar nga 1 në 15 Nëntor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri Abazoviç ka refuzuar këtë kërkesë duke deklaruar se regjistrimi i popullsisë do të bëhet siç është planifikuar dhe se nuk ka asnjë argument të vlefshëm për ta shtyrë atë.

Edhe ne rezolutën që do të shqyrtohet sot nga Parlamenti Evropian Malit të Zi i  kërkohet realizimi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share