Konferencë Ligë: Sot ndeshja e 50-të e Shkëndijës në garat europiane

Shkupi në Kaunas të Lituanisë, Makedonija Gj.P në “Petar Milloshevski”

Sot në fushë zbresin tre skuadrat nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, Shkupi dhe Makedonija Gj.P.  Takimit  nisin  sipas  këtij orari: Makedonija Gj.P – RFS  17:30, Hegelmann – FC Shkupi  19:00  dhe  Shkëndija – Haverfordwest County në ora 20:00.

Skuadra tetovare sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup,do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese në UEFA Conference League dhe do të masë forcat përballë ekipit nga Uellsi, Haverfordwest County.

Kuqezinjt që drejtohen  nga  Ardian Nuhiu do të luajë për të nëntin edicion radhazi në arenën europiane, ndërsa sezonin e kaluar, tetovarët kaluan dy raundet e para në Conference League, por në fund aventura e tyre u ndal përballë suedezëve të AIK. Në fakt për ekipin kuqezi është ndeshja e 50 jubilare në arenën ndërkombëtare ka të zhvilluara 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 29  në Ligën Evropa  dhe 8 në Konferencë Ligë, ku ka shënuar 53 gola dhe ka pranuar 64.

Kundërshtari i sotëm skuadra uellsiane e Haverfordwest, është një kundërshtar gati i panjohur dhe mund të quhen debutues, pasi më parë, uellsianët kishin luajtur vetëm 180 minuta në kualifikueset ish-Kupës UEFA (sot Europa League) në edicionin e largët 2004-2005.

Skuadra u rendit në vendin e shtatë sezonin e kaluar, ndërsa triumfoi në finalet e “Play-Off” pas përfundimit të sezonit të rregullt, por sa i përket historisë, Haverfordwest nuk ka shumë për t’u krenuar.

Ndaj, në letër Shkëndija niset si favorite për të kaluar në raundin e dytë, me sfidën që do të luhet në Shkup duke nisur nga ora 20:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Përfaqësuesja   e tjetër  nga  vedi  ynë skuadra  FC Shkupi

Po sot  në  fush  zbret edhe  fituesi I Kupës ekipi I Makedonija Gj.P, në stadiumin  “Petar Milloshevski” në kampion e  FFM-së do të përballet me  ekipin RFS të Letonisë. Ndeshja  Makedonija Gj.P – RFS, fillon në ora  17:30.

Ekipi i tretë që përfaqëson vendin në Ligën e Konferencave është FC Shkupi, në ndeshjen e pare është mysafire e skuadrës nga  Lituania  Hegelmann. Ndeshja  Hegelman – FC Shkupi , zhvillohet në “Darius and Girenas Stadium” të Kaunasit me fillim në ora 19:00.

Ndeshjet kthyese  do të luhen  më 20 korrik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share