NBA: Gjatë javës zhvillohen ndeshjet e fundit të kampionat të rregullt, cilat ekipet do të kualifikohen në play off?

Kampionati i rregullt amerikan i basketbollit NBA, zhvillon fazën e fundit më sakt gjatë javë do të zhvillohen ndeshjet e fundit ku edhe do të mësohen të gjitha ekipet nga të dyja Konferencat e Prrëndim dhe Lindje që do të garojnë në faze e paly off ku edh vendoset se cila skuadër do të shpallet kampion për sezonin 2023/2024

Ekip i Boston që moti ka siguruar pozitën e parë në Lindje pasi ka 62 fitore e vetë 16 disfata, ndërsa vendi i dytë Milwaukee ka 47 fitore 31 humbje, katër skuadrat tjera që kanë siguruar fazën e play off janë: Nju Jork, Orlando, Cleveland dhe Indiana

Situata në konferencën e Perëndimit është pak sa më e komplikuar me që dy skuadrat kryesuese Minnesota dhe Denver kanë nga 54 fitore e 24 disfata dhe ndiqen nga Oklahoma në pozitën e tretë me 53 fitore e 25 humbje. Në Perëndim është e hapur edhe gara për play off-in, ku 5 ekipe luftojnë për vendin e gjashtë dhe të fundit që të kualifikon mes 6 më të mirave.

Siç dihet, 6 skuadrat e para shkojnë direkt në çerekfinalet play off, në të dy Konferencat. Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 do të luajnë në play in për të siguruar dy biletat e fundit në secilën Konferencë. Në të dyja Konferencat janë zyrtarizuar edhe skuadrat që i kanë thënë lamtumirë turneut.

Në Konferencën e Lindjes, ekipet e Brooklyn, Toronto, Charlotte, Washington e Detroit janë eliminuar. Ndërsa në Perëndim, ekipet që i kanë thënë “lamtumirë” fazës play off janë Houston, Utah Jazz, Memphis, Portland dhe San Antonio. Faza play in do të luhet më datat 16-19 prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share