Zyrtare: Arbin Zejnullai tre vite në Egnatia

Ish futbollisti i Shkëndijës mesfushori Arbin Zejnullai, është transferuar në Superligën Shqiptare më saktësisht në klubin e futbollit Egnatia. Futbollisti 23 vjeçari me skuadrën nga Rogozhina ka firmosur kontratë tri vjeçare., që do të thotë se në sezopnin e ri do të jetë nën irdhërat e trajnerit Edlir Tetova.

Arbin Zejnullai ka filluar dhe është afirmuar në ekipin e Shkëndijës së Tetovës, verën e kaluar kaloi në ekipin kroat, Llokomotiva, ndërsa në sezonin pranveror u bë pjesë e ekipit të Rabotniçkit nga Shkupi. Futbollisti 23 vjeçar i cili ka edhe në eksperienc të madhe në garat ndërkombëtare me ekipin tetovar,m ai ka qenë pjesë edhe kombëtares U-21 të Shqipërisë, duke luajtur 7 ndeshje .

Me Arbin Zejnullain skuadra e Egnatia ka siguruar një futbollist cilësorë ii cili do të jetë ndihmesë e madhe në kampionatin e ri të futbollit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share