LK: Me tetë ndeshjet e sontme kompletohen ekipet që vazhdojnë garat në fazën eliminatore

Liga e Kampionëve vazhdon sot me tetë ndeshje  në grupin E,F,G dhe H, ku pritet të zhvillohen ndeshje tejet interesante  dhe gjithashtu  do të mësohen  zyrtarisht tetë ekipet që do vazhdojnë garat në fazën tjetër dhe  katër  skuadrat që do të vazhdojnë në Europa Ligë.

Sipari  ndeshjeve të sotme hapet me dy ndeshjet që fillojnë në orën 18:45, ku kampioni aktual evropian, Real Madridi e pret në shtëpi Celticun, ndërsa RB Leipzigu është mysafirë i Shakhtar Donetsk.

Ndërkaq, gjashtë ndeshje do të zhvillohen nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Juventusit dhe Paris Saint-Germain.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Juventusit  me çdo  kusht I duhet  fitorja për të shpresuar  të vazhdoj garimin europian në Europa Ligë, por kjo  varet  drejtëpërejt edhe në epilogu i ndeshjes  Maccabi Haifa – Benfica

Ndërkaq, ndeshja më interesante e programit të sotëm do të zhvillohet në “San Siro”, ku Milani e pret në shtëpi RB Salzburgun, ndeshje kjo e cila do të determinojë se cila skuadër do të vazhdojë tutje drejt eliminatoreve.

Orari i ndeshjeve të sotme në grupin E.F,G dhe H, takohen:

 

18:45 Real Madrid – Celtic

18:45 Shakhtar Donetsk – RB Leipzig

21:00 AC Milan – RB Salzburg

21:00 Chelsea – Dinamo Zagreb

21:00 FC Copenhagen – Borussia Dortmund

21:00 Juventus – Paris Saint Germain

21:00 Maccabi Haifa – Benfica

21:00 Manchester City – Sevilla

Përgatiti: Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share