Zjarr i madh në Hamburg, policia me paralajmërim për gjermanët

Policia dhe zjarrfikësit në qytetin gjerman të Hamburgut paralajmëruan qytetarët se mund të ketë toksina në ajër pasi zjarret shpërthyen herët të dielën në disa objekte.

Rreth 140 persona janë evakuuar dhe ende nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa e rrezikshme është situata, tha një zëdhënës i policisë.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se ata e kishin ulur disi nivelin e kërcënimit, edhe pse zjarri ishte ende i ndezur në mesditë, por që njerëzit duhet të qëndrojnë brenda me dritare të mbyllura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet thanë se zjarri filloi rreth orës 4 të mëngjesit në Rothenburgsort, vetëm disa kilometra në juglindje të Hamburgut dhe tymi po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit.

Shumë policë, zjarrfikës dhe punonjës të tjerë të urgjencës janë në vendngjarje, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share