Bie avioni në Brazil, 14 të vdekur

Shumica e viktimave ishin turistë

14 persona humbën jetën kur një avion i vogël me të cilin udhëtonin u rrëzua në veri të Brazilit. Guvernatori i shtetit të Amazonas ku ra avioni tha për mediat lokale se viktimat ishin turistë dhe shkak për aksidentin dyshohet se ishte një gabim në rrugën e ndjekur nga piloti në momentin e uljes.

Gjithsesi Forcat Ajrore Braziliane thanë në një deklaratë se hetuesit nga Qendra e Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve ishin thirrur për të filluar një hetim mbi arsyet e rrëzimit të avionit të vogël.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share