Zidane drejt Juventus?

Italianët duan rezultate në Champions

Majin e ardhshëm do të bëhen dy vjet që kur Zinedine Zidane ishte në drejtimin e një ekipi futbolli. Që prej asaj kohe emri I tij është lakuar në klube apo edhe kombëtaren franceze.

Por tekniku ka pritur me durim për mundësinë dhe projektin e duhur. Sipas mediave franceze ai moment ka ardhur tashmë dhe skuadra që Zinedine Zidane mendon nuk është tjetër veçse Juventusi, një klub që francezi e njeh në mënyrë të përsosur.

Edhe italianët ushqejnë respektin maksimal ndaj tij si lojtar por edhe si trajner. Tashmë me rikthimin e 15 pikëve në renditje, Juve është drejt pjesëmarrjes në Champions sezonin e ardhshëm dhe Zidane është njohës mjaft i mirë i arenës europiane.

Pengesa kryesore do të ishte, Max Allegri. Kontrata e tij me Juventusin është deri në vitin 2025, me 7 milionë euro neto në vit. Nëse do ta zëvendësonte me një trajner tjetër, do t’i paguanin 20 milionë.

Çështja nuk është aspak e parëndësishme. Juve do të duhej të bënte një merkato të mirë më shitje futbollistësh për të dëmshpërblyer Allegrin dhe angazhuar Zzidane. Pritet fundi I sezonit për të përcaktuar të ardhmen e tij.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share