Basketboll: Mësohen shtatë ekipet e kualifikuara në play off të Euroligës

Në Euroligën e basketbollit janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 33-të dhe tanimë janë mësuar shtatë skuadrat që kanë siguruar kualifikim në fazën e play off-it, ku edhe do të përcaktohet kampioni i këtij edicioni.

Shtatë skuadrat që kanë siguruar kualifikim në play off, janë Olympiacos, Real Madrid, Barcelona, Monaco, Fenerbahce, Partizani Beograd dhe Maccabi Tel Aviv.

Emri i skuadrës së tetë do të mësohet pas një jave, ku në garë janë spanjollët e Baskonia Gasteiz dhe lituanezët e Zalgiris Kaunas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në play off nuk është kualifikuar kampioni në fuqi ekipi i Anadolu Efes, pas humbjes në derbin turk nga Fenerbahçe.

Rezultatet e xhiros së 33-të

Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 68-67

Cërvena Zvezda – Olympiacos, 87-79

Fenerbahce – Anadolu Efes, 103-86

Valencia Basket – Virtus Bolonja, 79-68

Real Madrid – Bayern Mynih, 79-67

Baskonia Gasteiz – Villeurbanne, 120-100

Panathinakos – Alba Berlin, 84-88

Armani Milano – Barcelona, 84-76

Monaco – Partizan Beograd, 84-88

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share